Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi këtë të mërkurë një kërkesë të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa për kthimin e sendeve të sekuestruara.
Telefoni, dokumente dhe materiale të tjera që u bllokuan nga SPAK gjatë kontrolleve të ushtruara në Dhjetor të vitit të shkuar, do të vijojnë të qëndrojnë në duart e hetuesve.
Më herët Gjykata e Posaçme e ka rrëzuar një kërkesë të ngjashme, teksa avokatët pretendojnë për paligjshmëri të vendimit që lejoi kontrollet.
Ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj, ka ankimuar në Apel edhe masën e sigurimit “Arrest në burg”, SPAK vijon me hetimet paraprake për këtë dosje, ku ai dhe bashkëshortja Ajola Xoxa janë vënë nën hetim për korrupsion e pastrim parash.
Gjatë kësaj të mërkure, në SPAK u paraqit nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, e cila nuk qëndroi gjatë përballë hetuesve dhe nuk ka detaje mbi dëshminë e saj.
Tv Klan