Për plotësimin e treshes gjykuese do ndërhyjë KLGJ

Gjyqtarja Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi u zgjodhën me short për të rigjykuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreun e Policisë së Vlorë, Jaeld Çel,a në Gjykatën e Apelit.

Për caktimin e një gjyqtari të tretë dhe plotësimin e trupës do të ndërhyjë Këshilli i Lartë Gjyqësor që duhet të komandojë gjyqtar nga apelet e rretheve, kjo për shkak se gjyqtarët e Apelit të Posaçëm janë të ezauruar dhe nuk mund të gjykojnë këtë dosje.

Gjykata e Posaçme e Apelit pas plotësimit të trupit gjykues pritet të caktojë datën e rigjykimit për dy ish zyrtarët.

Tv Klan