Apeli lë në fuqi vendimin për Sokol Boden

Ish-shefi i postës se policisë në Dhërmi, Sokol Bode u dënua me vendim të formës së prerë me 12 vjet burgim për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike si pjesë e një grupi kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ndaj tij u ul në 8 vjet.

Sokol Bode u arrestua në gusht të 2022-it pasi qëndroi për 4 vjet në arrati, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë lëshoi një urdhër arresti për të, Jaeld Çelën dhe Gjergji Kohilën.

Të tre ish-zyrtarët e policisë u hetuan në të njëjtën dosje me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe u akuzuan nga Prokuroria si bashkëpunëtor të grupit të Habilajve që kultivonin dhe trafikonin lëndë narkotike drejt Italisë.

Bode dhe Kohila u dënuan nga drejtësia si pjesë e grupit kriminal me argumentet se kishin lehtësuar në kohë aktivitetin e trafikut, ndërsa ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënuan për shpërdorim detyre. Hetimet këtë dosje nisën pas disa përgjimeve të kryera nga autoritetet italiane.

Tv Klan