Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së Tiranës për të ndryshuar trupën gjykuese, që ka në shqyrtim çështjen për ndërtimin e komplesit të palleteve deri në 17 kate, tek diga e Liqenit.

Bashkia e Tiranës kërkonte përjashtimin e tre gjyqtarëve, me argumentin se kanë konflikt interesi, por Gjykata e ka hedhur poshtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas këtij vendimi, duke e deklaruar se është dorëzur një tjetër padi në Gjykatën e Lartë.

Kryebashkiaku ka shprehur vendosmërinë për të mos lejuar ndërtimin te diga, duke paralajmëruar se do të përdorë strategji të tjera.

Sakaq, Veliaj ka garantuar se do të vijojë projektet, por ka paralajmëruar se për ata që marrin vendime kundër Bashkisë nuk do të mund të marrin asnjë shërbim prej saj.

Tv Klan