“Nuk ka bazë ligjore për të lënë qelinë”

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për leje. Ashtu si Shkalla e Parë, edhe Apeli e gjeti pa bazë ligjore kërkesën e tij që të dalë nga qelia për t’u betuar.

Më herët, Gjykata e Apelit gjithashtu ka rrëzuar kërkesën e Belerit për zëvendësim të masës së sigurisë.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Beleri, teksa ai vijon të gjykohet me dyshimet se ka blerë vota në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Tv Klan