Kërkohet nga Rusia për përfshirje në krimin e organizuar

Rusi Igor Kokunov do të ekstradohet në Rusi sipas kërkesës së autoriteteve atje që e akuzojnë për përfshirje në krimin e organizuar.

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi këtë të mërkurë të mos e pranojë ankimin e 59-vjeçarit kundër dërgimit në vendin e lindjes, duke miratuar procedurat sipas vendimit të Shkallës së Parë.

Më herët, ai kishte kërkuar refuzimin e ekstradimit me argumentet se në vendin e tij i rrezikohet jeta, procedurat e iniciuara gjithashtu janë të jashtëligjshme dhe se procesi hetimor është i ndikuar.

Kokunov u arrestua në Shkodër në verën e 2023, në zbatim të një urdhër ndalimi si autor i disa veprave penale të rënda, si dhe për koordinimin e disa personazheve të tjerë të botës së krimit.

Referuar dosjes së dorëzuar pranë autoriteteve tona, prokuroria ruse argumenton kërkesën për ekstradim duke treguar se aktiviteti kriminal i Kokunov ka qenë i shtrirë që prej vitit 1993 e në vijim.

Tv Klan