Gjigandi i teknologjisë “Apple” sapo ka publikuar listën e aplikacioneve pa pagesë, më të shkarkuara për 2015 – ën.

Ja cilat janë ato:

1

WhatsApp 

WhatsApp është një ndër aplikacionet më të famshme në botë, për shkëmbimin e mesazheve, që ju mundëson të bisedoni me miqtë tuaj, të dërgoni foto dhe emoji, si dhe të bëni telefonata duke përdorur internetin.

Dudsmash

Dubsmash ju lejon që të dubloni shprehje apo muzikë të famshme me anë të videos. Aplikacioni përshtat mimikën tuaj me muzikën, shpesh me rezultate tepër gazmore.

3

Messenger

Facebook nisi t’i detyrojë përdoruesit e telefonave që të shkarkonin aplikacionin e Messenger vitin e shkuar. Pavarësisht reagimeve të forta kundër, tashmë ky aplikacion përdoret masivisht, njësoj si WhatsApp, për të biseduar me miqtë në Facebook dhe për të dërguar foto, video etj.

4

Facebook

Facebook vijon të mbetet rrjeti më i madh social në botë, me mbi 1 bilionë përdorues aktivë në ditë dhe është një ndër aplikacionet e para që njerëzit shkarkojnë në iPhone –in e tyre të ri.

5

Instagram

Gjithçka duket më e bukur falë filtrave të Instagram. Ky aplikacion ju lejon që të transformoni foto dhe video të zakonshme në artistike dhe t’i ndani ato më miqtë tuaj. Është gjithashtu një ndër aplikacionet më të dashura nga personazhet e famshme.

6

Crossy Road – Endless Arcade Hopper

Crossy Road është ngjitur në majë të lojërave për iPhone këtë vit. Kjo lojë e thjeshtë, e vendosur në një botë me kuba, si në “Minecraft”, është tepër tërheqëse dhe të mban të mbërthyer për të zgjidhur pengesat që dalin përpara.

7

YouTube

Vijon të mbetet një ndër aplikacionet për video më popullorë në botë. YouTube ju lejon të shihni çfarë po sheh e gjithë bota, nga videot më të famshme të momentit e deri tek lojërat më luajtura të momentit.

8

Snapchat

Snapchat nuk gëzonte reputacion të mirë në fillimet e tij, pasi adoleshentët e përdornin për “sexting”, duke i dërguar njëri – tjetrit imazhe me përmbajte erotike, por kohët e fundit, përdorimi i këtij aplikacioni është përhapur gjerësisht. Snapchat ju lejon që të shkrepni një foto apo një video të shkurtër, të shtoni tekst ose animacion dhe më pas t’ia dërgoni dikujt. Marrësi ka një afat të shkurtër kohor për ta parë, përpara se materiali të fshihet automatikisht.

9

Candy Crush Soda Saga

Candy Crush Soda Saga, vazhdimi i lojës tepër të famshme Candy Crush Saga u prezantua në fillim të këtij viti dhe luhet gjerësisht nga përdoruesit e smartphonë -ve.

10

Spotify Music

Spotify është një aplikacion muzikor, që ju mundëson të kërkoni dhe dëgjoni muzikë të artistëve të ndryshëm, albume e playlista të pafundme.

/tvklan.al