Aplikacionet shëndetësore janë mjaft të përdorura nga adoleshentët dhe të rriturit.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, shumica e prindërve të fëmijëve midis grupmoshës 8 dhe 12 vjeç janë të shqetësuar për ndikimin që kanë tek fëmijët e tyre aplikacionet e ndryshme.

Dy të tretat e prindërve të adoleshentëve shqetësohen për reklamat me përmbajtje të papërshtatshme. Një pjesë tjetër mendon se fëmijët duke ndjekur vazhdimisht në ato aplikacione se çfarë duhet të hanë, shqetësohen për peshën ose pamjen e tyre.

Drejtoresha e Mott Poll, Sarah Clark u shpreh: Ne zbuluam se prindërit kishin mendime të ndryshme për përdorimin e aplikacioneve shëndetësore dhe njohëm si dëmet e mundshme, ashtu edhe përfitimet për shëndetin e fëmijëve të tyre.

Aplikacionet  shëndetësore përfshijnë lojëra që japin mësime për shëndetin, por gjithashtu edhe pajisje që ndjekin të dhënat shëndetësore, të tilla si kaloritë e konsumuara ose të djegura, intensitetin e ushtrimeve, gjumin dhe zakonet e tjera shëndetësore.

Shumë aplikacione lejojnë përdoruesit të vendosin qëllime dhe të japin përshtypje mbi përparimin, si dhe mesazhe motivuese ose këshilla për të përmirësuar sjelljet shëndetësore.

Rekomandohet që para se adoleshentët të fillojnë përdorimin e një aplikacioni shëndetësor, duhet që prindërit të jenë në dijeni të aplikacionit dhe çfarë ai përfshin.

Clark shtoi se prindërit duhet të flasin me fëmijët dhe t’i inkurajojnë në lidhje me ushqimin dhe kaloritë, duhet t’i mbështesin dhe t’i drejtojnë drejt informacionit të duhur./tvklan.al