Aplikacioni “Stop Informalitetit”

Aplikacioni “Stop Informalitetit”

16:06 19/07/2019

Denaj: Denonconi bizneset që nuk paguajnë taksa

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të nisë ndërtimin e një aplikacioni përmes të cilit të gjithë qytetarët, punonjësit apo bizneset do të denoncojnë paligjshmërinë në fushën e pagesës së taksave.

Gjatë një inspektimi në kryeqytet, Ministrja e Financave Anila Denaj tha se kjo platformë mund të përdoret nga çdo qytetar që nuk merr kupon tatimor, punonjës që nuk sigurohet ose deklarohet me pagë më të ulët, por dhe biznes i cili konkurrohet padrejtësisht nga një ndërmarrje që fsheh të ardhurat.

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se nuk do të ketë tolerancë për abuzuesit, pasi nuk është e drejtë që të gjithë barrën tatimore ta mbajë konsumatori.

Prej disa ditësh, administrata tatimore sëbashku me Inspektoratin e Punës kanë nisur kontrollet intensive në terren kundër paligjshmërisë së biznesit. Shkak për këtë aksion është bërë rënia e raportimeve të kasave fiskale të mijëra bizneseve dhe ulja e mbledhjes në buxhet të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT