Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka përshëndetur deklaratën e Këshillit të Lartë Gjyqësor për procesin e emërimeve të reja në Gjykatën Kushtetuese.

Në një postim në mediat sociale, Kim shkruan se KLGJ po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë vetingun dhe do aplikojnë për vendet vakante në kushtetuese.

Shumë mirë që KLGJ-ja (pas KLP-së) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan diplomatja.

Më tej ajo shprehet se “ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës”.

Më herët në një deklaratë për mediat, KLGJ kërkoi nga gjyqtarët që të aplikonin për në Gjykatën Kushtetuese.

KLGJ inkurajon gjyqtarët që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar duke u konfirmuar në detyrë, të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, ishte mesazhi në deklaratë./tvklan.al