Kasanai: Të hapura deri më 10 Gusht. Ofrohen më shumë mundësi për të rinjtë

Për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që kanë përfunduar minimalisht ciklin e studimeve “Bachelor” mund të bëhen pjesë e Programit të Praktikave të Punës. Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Kleina Kasanai shprehet se ky program u ofron shumë mundësi studentëve, si dhe njihen me tregun e punës.

Sipas Kasanait, thirrja e shtatë e Programit të Praktikave të Punës këtë vit vjen me risi. Thirrja për të rinjtë do të jetë deri më 10 Gusht, më pas nis faza e përzgjedhjes

Pas mbylljes së ciklit 3-mujor të Praktikës së Punës disa prej të rinjve mund të kenë edhe shansin të punësohen pranë subjektit përkatës, nëse ata kanë nevojë për staf të kualifikuar.

Klan News