Qytetarët shprehen se presin me orë të tëra në mes të vapës

Radhë të gjata qytetarësh në sportelet e aplikimit për letërnjoftim dhe pasaportë në Elbasan. Ardhja e emigrantëve ka shtuar më tej fluksin e aplikimit mjetet e identifikimit.

Që në orët e para të mëngjesit qytetarët zënë radhën në pritje për të përfunduar procedurën e aplikimit, por situata rëndohet më tej pasi ata janë të detyruar të presin me orë të tëra në temperatura të larta

Burime nga zyrat e kompanisë bëjnë me dije se po punohet me kapacitete të plota, por fluksi është i pamundur të përballohet për shkak të dyndjes së emigrantëve.

Klan News