Merushe Meta dhe bashkëshorti i saj  janë drejtuar emisionit “Stop” dhe tregojnë se kanë dorëzuar pasaportat në zyrat pritëse në Tiranë në datën 1 nëntor 2019, në katin e 12-të tek ETC, ku ndodhen zyrat e “TLs Visa aplication center”.

Bashkëshortët janë ndihmuar në këtë zyrë për aplikimin për vizë angleze, por më pas, njëra nga pasaportat është zhdukur.

Jemi nga Lushnja, jemi drejtuar tek emisioni “Stop” për hallin tonë. Kam çupën në Angli, kishim dëshirë të venim atje si turistë. I bëmë letrat bashkë, burrë e grua dhe na u dha e drejta në datën 1 nëntor do t’i hidhni, do aplikoni.

Vajtëm i hodhëm, të dy, hodha unë, hodhi burri, me një orë. Pas 2 javësh do vini! Vajtëm pastaj, unë e kisha pashaportën kurse burrit, ti nuk e ke, hajde içik më vonë! Vajtëm prapë, na thanë, ne nuk e kemi, do mundohemi ta gjejmë. Do t’u marrim në telefon. Ndejtëm një muaj e gjysëm, vajtëm prapë. Nuk ka, do kërkojmë. Na u bënë 3 herë të keqen nëna, nuk e bëjmë dot rrugën lart e poshtë, jemi pensionista”, është ky denoncimi i qytetares.

Pas ndërhyrjes së “Stop” dhe pritjes së përgjigjes për shkak të izolimit të pandemisë, “TLs” reagoi, duke e gjetur pasaportën e shpallur të humbur.

Stopi më është përgjigjur shumë mirë, ma gjeti pasaportën dhe më lajmëroi, të shkosh, se ta kanë gjetur pasaportën. Nëna tani jam shumë e gëzuar, që ju ma zgjidhët këtë problem. Shumë faleminderit!”, u shpreh qytetarja pas zgjidhjes së problemit./tvklan.al