Drejtuesit: 98% më pak vizitorë se më parë

Parku arkeologjik i Apolonisë shënon numrin më të ulët të vizitorëve në historinë e tij. Krahasuar me një vit më parë frekuentimi nga turistët ka rënë me 98%. 

 “Vitet e kaluara kemi pasur trendin në rritje sidomos në maj qershor. Këtë vit është krejt e kundërta. Nga hapja numri i vizitorëve ka qenë minimal. Gati 98.2 % më pak se viti i kaluar. Turistët e huaj janë thuajse 0. Shumica e turistëve janë vendas”, shprehet Admir Xhelaj Përgjegjës i Muzeut Arkeologjik të Apolonisë.

Edhe pse të dielën hyrja është falas, janë të paktë ata që kanë zgjedhur të ndalen në parkun historik.

Apolonisë këtë fund qershori i mungojnë turistët për shkak të pandemisë por vendasit asnjëherë nuk e braktisin këtë zonë arkeologjike…”

Unë mendoj që është një kohë shumë e mirë për ta shfrytëzuar kohën për të vizituar edhe vendet turistike, vend i pa eksploruar. Është fatkeqësi që jemi kaq pak turistë edhe pse është ditë pushimi”.

“Po të shikojmë sot, ne jemi të vetmit turistë që vizitojmë qytetin dhe parkun”.

Të vetmit që vinin nga jashtë Shqipërisë, ishte një grup nga Gjilani i Kosovës.

Jemi një grup avokatësh nga Gjilani. Jemi me një udhëtim 3 ditor në Vlorë, edhe kemi dasht me vizitu vendet historike të Shqipërisë”.

Gjatë muajve Maj- Qershor,  numri i turistëve që vizituan Apoloninë ishte vetëm 680 persona. 

Tv  Klan