Fierakët barazojnë takimin në minutat e fundit

Apolonia arriti të marrë pikë në fushën e Laçit. Skuadra fierake që po lufton për mbijetesën barazoi me rezultatin 1 – 1 me një nga ekipet që është në garë për titullin.

Kurbinasit shënuan të parët me Shehun në fillimin e pjesës së dytë.

Në minutat e fundit të takimit ishte Diop që realizoi për miqtë që janë të kënaqur me këtë rezultat, i treti barazim radhazi.

Tv Klan