Skënderbeu fiton ndaj Bylisit

Dy ndeshjet e para të javës së 30 të Superligës nuk sollën ndryshime në renditje megjithëse rezultatet ishin syrprizë. Apolonia e vendit të fundit fitoi me Kastriotin në stadiumin Loni Papuciu të Fierit.

Që në pjesën e parë të takimit Gjata gjeti avantazhi8n për fierakët. Ishte minuta e 18.  Nuk vonoi shumë dhe sërish Gjata thelloi avantazhin e fierakëve.

Me fillimin e së dytës Apolonia kërkoi të ruante rezultatin. Krutanët gjithsesi nuk mund të dilnin pa pikë por mundën vetëm të shkurtonin diferencën me golin e Dacit.

Edhe Skënderbeu fitoi në fushën e vet me rezultatin 2-1. Ishte Bylisi që shënoi në minutën e 35 me Desancic.

Por vetëm gjashtë minuta më pas Skënderbeu Barazoi me Vangjelin dhe një minutë nga përfundimi i pjesë së parë kaloi në avantazh me berishën. Rezultati mbeti i pandryshuar në pjesën e dytë.

Pas pak pritet të luhen sfidat më të rëndësishme të javës së 30, Kukësi-Teuta, Laçi-Partizani dhe Tirana-Vllaznia.

Tv Klan