DWM6
UKT
UKT

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Ironia e fatit

Ai humbi familjen dhe kërkonte të shkonte pas tyre. 4 të mbijetuar nga një aksident i frikshëm. Duhet të rigjejnë forcën tek dashuria për të rishkruar jetën e tyre. Nuk ishin ata që u përplasën, por fatet e tyre. Nga kompania më e suksesshme “Ay Yapim” dhe nga regjisori i “Ezel” apo “I infiltruari”, vjen suksesi i radhës. Një serial i jashtëzakonshëm me kastën më të famshme, me aktorët yje si Kivanç Tatlitug, Elçin Sangu, Melisa Pamuk, Alperen Duymaz e shumë të tjerë. “Ironia e Fatit”, premierë ekskluzivisht vetëm në Tv Klan

  • E hënë, e martë, e mërkurë, e diel ora 21:00

House of Cards

Fituesi i 35 çmimeve ndërkombëtare, nga 206 kandidatura. 2 çmime “Golden Globe” si seriali dramatik më i mirë i vitit dhe seriali më i kandiduar në çmimet Emmy. Seriali politik më i ndjekur dhe më i përfolur i 5 viteve të fundit. Hakmarrja e një politikani sëbashku me gruan e tij, kundër atyre që e tradhtuan. I mashtruar nga Shtëpia e Bardhë, një kongresmen amerikan vendos të ngjitet i pamëshirshëm në majën më të lartë të pushtetit. Shantazhi, joshja dhe ambicia janë armët e tij.  Një nga serialet më të klikuar në Netflix, për herë të parë në një televizion shqiptar. Me Kevin Spacey dhe Robin Wright, “House of Cards”, seriali i rekordeve në audiencë, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E hënë - e enjte ora 23:15

Vrasje të vogla

4 gra shumë të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri. Kur ishin adoleshente 3 prej tyre i punojnë një rreng shoqës duke e bërë atë me turp, të shkatërruar moralisht dhe në prag të vetëvrasjes. Pas 20 vitesh, fati i ribashkon ato rastësisht në një funeral... Romancë, hakmarrje, vrasje. 4 mikesha por më vonë edhe 4 rivale. Sepse çdokush mund të jetë vrasësi...

  • E hënë - e shtunë ora 18:20

Një mundësi e dytë

Ai humbet avionin që rrëzohet më pas. Vdekja e tij e rreme e ngjit atë në majë të klasifikimeve si artist. I detyruar të arratiset për të filluar një jetë të re, me një identitet tjetër, si Migel, ai takohet me Lusian, një nënë e divorcuar me 2 fëmijë. Një krim i stisur rrënon një dashuri të madhe. 20 vjet më pas, secili ka nisur një jetë të re, larg njëri-tjetrit. Ish-Lusia, tashmë DJ Ariela duhet të ribashkojë familjen e saj dhe të rigjejë dashurinë e humbur. Duke shëruar plagët e së shkuarës, vetëm ti mund t’i ofrosh jetës tënde një shans të ri. “Një mundësi e dytë”, seriali më i suksesshëm në Brazil, prodhim i vitit 2018-2019, me yllin brazilian Giovanna Antonelli (Zhade në serialin “Kloni”), nga data 3 Shtator, çdo ditë nga e hëna në të shtunë, në orën 16:05, premierë në Tv Klan.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

Kryeqyteti Abdylhamid

Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara.

  • E hënë - e premte ora 20:00

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • E shtunë ora 21:00 & e diel ora 20:05

Ertugrul

Ertugrul, njeriu që vendosi për fatin e botës. Ai që themeloi perandorinë më të madhe e cila sundoi botën për 6 shekuj. Seriali më i mirë i vitit 2015, triumfues në shikueshmëri që nga episodi i parë. Seriali më i kushtueshem deri më tani me veshje dhe skenografi mahnitese! I vlerësuar nga kritika, fitues i dhjetera çmimeve dhe i bazuar në ngjarje historike. Në këtë luftë ka spiunë, tradhëtarë dhe kalorës. Në këtë udhëtim ka intriga, rreziqe dhe vdekje. Në këtë histori ka miqesi, sakrificë, guxim dhe trimëri. Në këtë sagë ka një histori magjepsëse dashurie.

  • E hënë - e premte ora 21:00

Bidaai

Historia e dy motrave, fati i të cilave do të përcaktohet nga pamja e tyre e jashtme. Jeta e Sadnes, vajzës së adoptuar është e lumtur. Të gjithë e duan pasi është e bukur. Ndryshe ndodh me të motrën e cila nuk gëzon hijeshinë e saj.Nëna e tyre bën diferenca mes vajzave, duke dashur më shumë atë biologjike. Sadna fillon të “ndëshkohet” për bukurinë e saj, por Ragini e do atë pa kushte.

  • E hënë - e shtunë ora 17:30

Xhesuri dhe e bukura

Në historine më të bukur të dashurisë, mes hakmarrjes dhe ndjenjave të sinqerta. Xhesuri i pashem vjen tek më i forti dhe më i pasuri i zonës me një plan të caktuar, pa e ditur që zemrën do t’ja vjedhë me shikim të parë Syhan, vajza e bukur e armikut te tij të përbetuar. Xhesuri dhe e bukura, një tjetër sukses i padiskutueshëm!

  • E hënë - e shtunë ora 16:35

LAJMET
LAJMET

PolitikëMË shumë

Këmbimi valutor
Valuta Blihet Shitet

EUR

121.20

121.90

USD

109.40

110.20

GBP

135.70

137

CHF

110

111

Horoskopi 23 Shtator 2019
Dashi

Nëse e keni të domosdoshme që t'i thoni një miku apo pjesëtari të familjes se kanë vepruar gabim për një çështje të caktuar, të paktën zgjidhni fjalë që të duken të buta. Për hir të marrëdhënies tuaj afatgjatë me ta, tregohuni më pak kritikë.

Demi

Nuk do ta keni shumë mendjen tek puna sot, por nuk ka problem. Javët e fundit kanë qenë shumë intensive dhe është e natyrshme që të keni një reagim të tillë. Jepini vetes kohë për të rikuperuar energjitë, si fizike ashtu dhe mendore.

Binjaket

Nuk ka kohë për t'u treguar të pavendosur kur vjen puna tek një çështje e rëndësishme që lidhet me zemrën. Nëse doni që dikush të dijë sa shumë përzemër e keni, atëherë mos qëndroni gojëmbyllur.

Gaforrja

Ka shumë gjëra që mund t'ju bëjnë emocionalë, por nuk duhet ta braktisni logjikën dhe arsyen kur vjen puna tek paratë. Nëse një lloj plan investimi nuk po shkon siç e prisnit, atëherë tërhiquni menjëherë.

Luani

Nëse e shihni një çështje të caktuar si problem sot, atëherë i tillë do të jetë. Nëse nga ana tjetër do të zgjidhni që ta shihni si sfidë, me gjasë nuk do të jetë aspak problem. Ndonjëherë e merrni jetën më seriozisht sa duhet.

Virgjeresha

Sot do të ndiheni pa energji, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, por është diçka normale. Është thjeshtë një shenjë se duhet të ulni ritmin dhe të fokusoheni në 1 apo dy gjëra dhe jo të synoni për dhjetë njëkohësisht.

Peshorja

Fati do të ndryshojë për mirë ditët në vijim. Kjo është vërtetë diçka shumë pozitive, por mos harroni se gjërat nuk ndodhin vetë. Duhet të jeni të gatshëm për të kapur momentin dhe për t'i dhënë një dorë gjërave që të ecin përpara.

Akrepi

Mos u nxitoni duke u hedhur kokë e këmbë në një gjë për të cilën nuk jeni 100 përqind të sigurt se është në interesin tuaj më të mirë. Këtë periudhë të vitit jeni të dëshpëruar për të arritur gjëra, por është gjithashtu e nevojshme që jeni të ndërgjegjshëm për atë që po ndodh rrethe rrotull dhe mënyrat si mund t'ju prekin.

Shigjetari

Nëse keni dyshime për atë që një mik apo anëtar i familjes po bën, atëherë duhet ta thoni me zë të lartë. Ata mund të mos jenë të kënaqur me ndërhyrjen tuaj, megjithatë shumë shpejt do ta kuptojnë se kishit të drejtë.

Bricjapi

Nëse ndjeni për të bërë diçka jashtë të zakonshmes, mos e mendoni dy herë, bëjeni. Sytë e botës do të jenë të drejtuara nga ju përgjatë ditëve në vijim, ndaj mos e ndaloni veten dhe tregoni aftësitë që keni.

Ujori

Kjo do të jetë një javë e mirë për miqësi të reja të të gjitha llojeve. Edhe nëse një marrëdhënie nuk ka shkuar mirë kohët e fundit, situata do të ndryshojë. Nuk ka nevojë të bëni asgjë të jashtëzakonshme, thjeshtë tregohuni të gatshëm për t'u argëtuar.

Peshqit

Dikush duket se ndihet në borxh dhe dëshiron t'ju shpaguajë. Edhe nëse nuk dëshironi asgjë prej tyre, gjeni një mënyrë me të cilën mund t'ju ndihmojnë. Do t'i bëjë të ndihen mirë me veten dhe kjo është diçka shumë pozitive.

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë