Bashkimi Evropian ka vendosur që kompania “Apple” duhet t’i paguajë Irlandës 13 miliardë dollarë taksa, plus interes. Kjo masë është marrë pasi kompania ka bërë përfitime të paligjshme për 11 vjet.

Vendimi i fundit i Komisionit të BE-së, është vendimi më i “madh”, që është dhënë ndaj korporatave multinacionale, me qëllim që ato të paguajnë pjesën e tyre të taksave.

Komisionerja e BE-së për Konkurrencë, Margrethe Vestager tha se në hetimet e kryera për tre vjet, është gjetur se Irlanda kishte favorizuar kompaninë “Apple”, duke ia lehtësuar pagesën e tatimeve. Vestager tha se është e jashtëligjshme që shtetet e BE-së, t’i favorizojnë kompanitë e caktuara.

Qeveria e Irlandës ka mohuar se e ka favorizuar kompaninë Apple, duke shtuar se “shuma e përgjithshme e taksave ishte paguar dhe se shteti nuk i ka dhënë asnjë ndihmë”./

tvklan.al