Apple ka gati projektin, zyrat e saj do të furnizohen me energji diellore




Apple ka gati projektin, zyrat e saj do të furnizohen me energji diellore

09:10 01/04/2021

Apple po planifikon që të ndërtojë një strukturë të ruajtjes së energjisë së rinovueshme. Në një deklaratë kompania bëri me dije se  si fillim struktura do të jetë në Kaliforni, ku do të përdoret  energjia diellore për të gjitha objektet e saj në këtë shtet.

Sipas Apple synohet që struktura e re të ruajë 240 megavat-orë energji, e barabartë me sasinë që duhet për të furnizuar 7 mijë shtëpi në një ditë.

Deri tani është bërë me dije se struktura e re e kthimit të rrezeve të diellit në energji elektrike mund të furnizojë godinën e Apple gjatë gjithë ditës, por kjo nuk është e mundur për natën.

Lisa Jackson, nënkryetar i drejtorisë së Apple për mjedisin, politikave dhe iniciativave sociale, i tha Reuters se kompania synon të zhvillojë këtë projekt dhe beson se do jetë një nga strukturat më të mëdha të magazinimit të energjisë diellore.

Ne mund të tregojmë se kjo mënyrë funksionon, dhe largon shqetësimet për ndërprerjen e energjisë.  Është diçka që mund të imitohet ose të ndërtohet nga kompani të tjera“, tha ai./tvklan.al





Të ngjashme