Apple ndalon përdoruesit: IOS 15.1 nuk mund ta instaloni më në iPhone



Apple ndalon përdoruesit: IOS 15.1 nuk mund ta instaloni më në iPhone

10:15 01/12/2021

Të gjithë përdoruesit e Iphone nuk do të kenë më mundësi që të instalojnë në telefonin e tyre versionin IOS 15.1 të sistemit operativ.

Apple e ka ndaluar tërësisht instalimin e këtij versioni të IOS. Opsioni i vetëm për iPhone për momentin është 15.1.1. Kjo është një politikë që është aplikuar edhe herë të tjera nga Apple për t’u siguruar që të gjithë përdoruesit e iPhone po përdorin sistemin më të fundit operativ.

Por nga ana tjetër versionet më të reja të IOS përfshijnë rregullimeve të gabimeve të mëparshme, përmirësime të performancës dhe përditësime të sigurisë.

“iMore” raporton se nuk ka asnjë mënyrë për të instaluar IOS 15.1 për ata përdorues të cilët nuk e kanë aktualisht në përdorim. I vetmi opsion i sistemit më të fundit operativ të iPhone është IOS 15.1.1.

Por përdoruesit e iPhone mund të instalojnë gjithashtu edhe IOS 15.2 versionin Beta nëse janë kuriozë të dinë se si do të jetë përditësimi i radhës i këtij sistemi operativ. /tvklan.al








Të ngjashme