Apple ka në plan të prodhojë deri në 96 milionë iPhone në gjysmën e parë të 2021, një rritje gati 30% krahasuar me një vit më parë.

Kompania u ka kërkuar furnitorëve të prodhojnë rreth 95 milionë deri në 96 milionë iPhone, duke përfshirë gamën e fundit të iPhone 12 si dhe iPhone 11 dhe SE që janë modele të viteve të kaluara.

Nga ana tjetër mungesa e pjesëve kryesore për telefonin mund të rrezikojë që objektivi i vendosur të mos arrihet.

Edhe pse është vendosur ky objektiv, sërish parashikohet të ketë ndryshime në varësi të kompanive që e furnizojnë me pjesë.

Ky parashikim që iPhone ndau me furnizuesit e tij parashikon që gjtë gjithë vitit 2021 të arrihen e të prodhohen deri në 230 milion iPhone, duke përfshirë të modelet e vjetra dhe të reja./tvklan.al