Apple ka publikuar një video humoristike, e cila tregon për mënyrën e punës nga shtëpia.

Fëmijët e zhurmshëm, takimet e papritura, rrëmuja janë disa prej elementeve të përfshira në videon shtatë minutëshe.

Natyrisht, videoja përcjell edhe mënyrën e punës përmes produkteve Apple.

Është ende një botë e takimeve, bisedave në grupe, thirrjeve në konferencë, komunikim mes bashkëpunëtorëve dhe shefave. Por është gjithashtu një botë me fëmijë, qen dhe mace. Është një botë ku njerëzit përdorin iPad, iPhone, iMac, MacBook, ose të gjitha së bashku”, shprehet kompania./tvklan.al