Një nga masat më të mira parandaluese për përhapjen e koronavirusit është larja plotësisht dhe rregullisht e duarve. Rekomandohet larja e duarve për të paktën 20 sekonda, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Në konferencën e saj vjetore, gjigandi i teknologjisë Apple zbuloi një veçori të re për Apple Watch. Risitë e kryera “detyrojnë” përdoruesit që të lajnë duart e tyre për 20 sekonda.

Smartwatch-i më i shitur në botë është i pajisur me sensorë që tregojnë kur një përdorues po i lan duart. Pastaj fillon automatikisht një llogaritje e kohës, për 20 sekonda.

Apple Watch përdor sensorët e lëvizjes, mikrofonin dhe makinën e pajisjes, për të mësuar automatikisht lëvizjet dhe tingujt e larjes së duarve.

Apple Watch gjithashtu mund ta kujtojë përdoruesin të lajë duart kur kthehet në shtëpi. “App Aplikacioni Health”, në iPhone tregon shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e larjes së duarve të përdoruesit, si dhe informacione mbi rëndësinë e larjes së duarve./tvklan.al