Apple zbulon skemën e parandalimit të hakerimit të iCloud dhe iMessage


Apple zbulon skemën e parandalimit të hakerimit të iCloud dhe iMessage

22:04 07/12/2022

Apple po planifikon t’i lejojë përdoruesit të sigurojnë më shumë fotot dhe shënimet e tyre në iCloud dhe do të kërkojë një çelës fizik identifikimi për hyrjen nga një pajisje e re.

Opsionet  e ardhshme, së bashku me një masë sigurie për iMessage janë krijuar posaçërisht për persona të  profilit  të lartë si të famshmit, politikanët, gazetarët,  aktivistët etj, të cilët janë shpesh shënjestër e  hakerave.

Apple u shpreh se ndonëse nuk është në dijeni të ndonjë problemi në iCloud apo shkëmbimet e  mesazheve në iMessage, tentativat e hakerimit janë në rritje.

Përdoruesit do mund të aktivizojnë falas Advanced  Data Protection në iCloud rreth fundit të vitit. Kur ky opsion aktivizohet, përdoruesit nuk do mund të rikuperojnë foto, video, shënime, mesazhe zanore dhe rreth 20 lloje të tjera të të dhënave nëse harrojnë fjalëkalimin. Kjo do të zgjerohet globalisht gjatë vitit të ardhshëm.

Opsioni për të kërkuar lidhjen e një ‘mashtruesi’ sigurie në një pajisje të re për të hyrë në një llogari të Apple pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Në iMessage bisedat mes përdoruesve do të kenë të aktivizuar vitin e ardhshëm Contact Key Verification i cili do të marrë alarme automatike për pajisje të panjohura që mund të jenë duke ‘spiunuar’. Përdoruesit mund të verifikojnë manualisht nëse komunikimi është i sigurtë duke kombinuar kode të njëjta sigurie./tvklan.al









Të ngjashme