Raporti: Kriza e cipave presion të madh në industrinë elektronike

Apple Inc ka të ngjarë të zvogëlojë prodhimin e iPhone 13 me 10 milionë njësi për shkak të mungesës globale të çipave, raportoi Bloomberg News , duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Kompania pritej të prodhonte 90 milionë njësi të modeleve të reja iPhone deri në fund të këtij viti, sipas Bloomberg. Raporti bën me dije se Apple u tha prodhuesve të saj se numri i njësive do të ishte më i ulët sepse furnizuesit e çipave përfshirë Broadcom Inc dhe Texas Instruments po luftojnë për të ofruar përbërës.

Në korrik, Apple parashikoi ngadalësimin e rritjes së të ardhurave dhe tha se mungesa e çipave, e cila kishte filluar të godiste aftësinë e saj për të shitur Mac dhe iPad, gjithashtu do të pengonte prodhimin e iPhone.

Kriza e çipave ka bërë presion të madh mbi industritë nga automobilat në elektronikë, duke bërë që shumë prodhues automobilash të pezullojnë përkohësisht prodhimin.

Klan News