al nimer

Arabia Saudite ekzekutoi 47 persona, mes të cilëve dhe imamin shi’it, Sheikun Nimr al-Nimr. I akuzuar për terrorizëm, ai konsiderohej si forca nxitëse e protestave anti-qeveritare që përfshinë Provincën Lindore në vitin 2011.

56 – vjeçari, publikisht kritikonte familjen mbretërore dhe bënte thirrje për zgjedhje të reja. Ai u arrestua në vitin 2011 dhe u dënua me vdekje, dënim që u rikonfirmua në Tetor të vitit 2014.

Asokohe, “Amnesty International” kërkoi lirimin e tij.

Me lidhjet e ngushta me Teheranin, ekzekutimi i imamit do të ndezë tensionet mes Arabisë Saudite, që drejtohet nga sunitë dhe Iranit, i udhëhequr nga shi’itët.

Udhëheqësit në Iran kishin paralajmëruar se “ekzekutimi i Sheikut Nimr do t’i kushtonte rëndë Riadit”. Grupi i të drejtave ndërkombëtare “Reprieve”, e cilësoi ekzekutimin e tij një ngjarje shokuese.

Raportohet për protesta në Provincën Lindore, pas ekzekutimit të imamit Nimr al-Nimr. Arabia Saudite ka kryer më shumë se 150 ekzekutime vitin e kaluar, shifra më e lartë e rregjistruar nga grupet e të drejtave të njeriut, këto 20 vitet e fundit.

Tv Klan