Drejtori i zhvillimit të vaksinave në kompaninë GeoVax, Arban Domi, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara me emisionin “Opinion” këtë të hënë.

Domi u shpreh, se kryefjala e momentit për njerëzit dhe mediat është vaksina. Mirëpo sipas Domit, vaksina nuk mund të bëhet tani dhe njerëzit nuk duhet ta mendojnë për të paktën 1 vit.

Ajo që duhet bërë, u shpreh Domi, është përqendrimi tek medikamentet ekzistuese dhe ato të reja që mund të luftojnë këtë sëmundje.

“Vaksina është fjala e parë që njerëzit dhe mediat përmendin, por siç e diskutuam dhe herës tjetër në emisionin tuaj vaksina nuk është për tani, vaksinën njerëzit nuk duhet ta mendojnë për 1 vit apo 1 vit e gjysmë. Gjithçka duhet të përqendrohet te medikamentet ekzistuese dhe medikamentet e reja që do të kërkojnë kohë”, tha Domi.

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në kompaninë GeoVax u shpreh se po ecet me hapa galopantë për krijimin e një vaksine, por përsëriti se nuk mund të bëhet para 1 viti./tvklan.al