Do të koordinojë dhe ndjekë zbatimin e programit

Arben Ahmetaj do të rikthehet në kabinetin qeveritar, plot 1 vit pasi u largua nga detyra e Ministrit të Financave.

Vetëm pak orë pasi kryeministri bëri publik propozimin për ta emëruar Ahmetajn si ministrin më të ri të kabinetit në postin e ministrit të Shtetit për rindërtimin, kreu i shtetit e firmosi ma pa asnjë hezitim pavarësisht përplasjes së muajve të fundit mes tij dhe kreut të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama shpjegoi se shtimi i kabinetit të tij me një tjetër ministër ishte për shkak të nevojës për të menaxhuar procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”.

Për anëtarët e Komisionit të Ekonomisë që drejtohet nga Arben Ahmetaj vendimi i kryeministrit Rama është i mirëpritur dhe këtë e treguan dhe me reagimin e tyre kur mësuan lajmin.

Tv Klan