Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, bashkë me të edhe anëtarët e tjerë të familjes.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, shkruan Gashi.

Në Kosovë deri më tani janë regjistruar rreth 2,590 raste me Covid-19, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 48. /tvklan.al