Në një intervistë pas votimit të referendumit të Kushetutës, bashkëhartuesi i saj Arben Imami u shpreh se sipas tij ky proces shkoi mirë dhe se shqiptarët e treguan këtë me një pjesëmarrje mbi 75%. Shqiptarët e kuptuan se Kushtetuta është e qytetarëve dhe jo e partive.

“Ka dy elemente në këtë votim, e para shqiptarët treguan vullnetin e tyre në një mënyrë civile dhe e dyta ky votim masiv tregon se ka qënë e qartë se ky dokument iu përket qytetarëve dhe jo partive. Pjesëmarrja me 75% të votuesve është një tregues i mirë. Kjo nuk është humbja e parë e Berishës.”- shtoi ai./tvklan.al