118 procedime penale janë për krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, duke folur për punën 1 vjeçare të institucionit të tij tha se është rritur numri i procedimeve penale gjatë vitit 2021.

Sipas raportit janë hetuar gjithsej 715 procedime penale, 118 janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar me 66 persona nën hetim, nga të cilët 43 prej tyre hetohen me masën e sigurimit “arrest në burg”.

Ndërkohë pjesa më e madhe e hetimeve lidhet me korrupsionin.

Tv Klan