Do të konkurrojë pas zgjedhjeve për kryeministër të vendit. Kështu ka deklaruar sot në Vlorë kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Arben Malaj në të njëjtën kohë kur kryetari Nano ka deklaruar hapur se kryeministër dhe në 4 vitet e ardhshme do të jetë Ilir Meta. Por, dhe vetë Malaj ka nënvizuar se vlerëson gjithçka pozitive dhe që ka arritur qeveria.

“Unë besoj se titulli më i drejtë i asaj interviste do të ishte Malaj konkurrues. Konkurrimi i parë dhe me shumë përgjegjësi është kontributi për një fitore të plotë të Partisë Socialiste. Përsa ai përket kundërshtarit Meta mendoj se dhe kur konkurron PD me PS nuk është më fjala kundërshtar, por është më tepër konkurrues.”

Socialistët e Vlorës, në lidhje me kandidimin e zotit Malaj mendojnë se është një vendim që i takon dhe që e meriton./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego