Ish Ministri i Financave Arben Malaj në një intervistë për Tv Klan flet për luftën ndaj kontrabandës e cila ka qënë detyrë kryesore jo vetëm e qeverisë aktuale por dhe e qeverisë Nano.

“Unë mendoj se lufta ndaj kontrabandës ka qënë qëllim dhe e qeverisë Nano ku rezultatet nuk kanë munguar sepse janë 10 milionë mall i kapur nga kontrabanda dhe mbi të gjitha unë do të theksoj se prononcimi jonë ka qënë që lufta do të jetë e ashpër dhe në të njëtën kohë kemi menduar një bashkëpunim me organizma ndërkombëtare.”

Ai shprehet gjithashtu se kontratat më të rëndësishme me institucionet financiare ndërkombëtare janë firmosur që në qeverinë Nano.

” Tashmë janë tërësisht të dokumentuara punimi me shtetet  fqinje ku ka kërkesa për bashkëpunim me palën greke dhe italiane por mënyra më efikase e bashkëpunimit ka qënë misioni i Komisionit Europian dhe ka qënë pikërisht ky komision që ka ndikuar në shtetet  fqinje që ata të ndihmonin qeverinë e re shqiptare të luftonte ashpër kontrabandën.”

Gjithashtu zoti Malaj u prononcua dhe për anijet që së fundmi akuzohen për kontrabandë duke thënë se personat e drejtësisë pa u ndikuar nga politika do të bëjnë të mundur zbulimin dhe gjetjen e personave që bëjnë kontrabandë në Shqipëri.

Pamje Arben Malaj intervistë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj