Arben Malaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu më datë 20 Mars të vitit 2000.

Një nga problemet më të diskutuara dhe më të rrahura nga mediat në Mars të vitit 2000 ishin problemet që lidheshin me projektet që rrjedhin nga pakti i stabilitetit të ndërtimit të autostradave që do të lidhnin Shqipërinë me vendet fqinje.

Ndër më të komentuarit ka qenë ai i korridorit 8-të dhe transferimit të tij.

“Në vëmendje të opinionit publik, por edhe në luftën politike në Shqipëri është vënë korridori 8-të, një nga projektet kryesore që ne prisnim nga pakti për stabilitetin. E vërteta është që të gjitha projektet që Shqipëria do të arrij të përfitojë do ta shndërrojnë vendin nga të mbyllur në pjesëtar aktiv të rajonit. Besoj që korridori 8-të e meriton vëmendjen për të qenë në prioritetin e qeverisë shqiptare. Është një projekt që e bën Shqipërinë një vend kalimi të rëndësishëm zhvillimi. I gjithë itinerari në të cilin kalon ky korridor bëhet aktiv sepse parashikohet që në të, të ketë linja të rëndësishme. Rëndësia e korridorit 8-të nuk është vetëm për shqiptarët. Në aspektin e kufijve shqiptar ky korridor fillon nga Durrësi, por në aspektin e përgjithshëm në lidhjen që bën mes Evropës dhe Rajoneve ai fillon edhe në porte të ndryshme në Itali. Pala italiane ka prezantuar mbështetjen që do ti japë palës shqiptare lidhur me këtë projekt”, tha Malaj. / tvklan.al