Përsa i përket pikave të hetimit për çeshtjen Hajdari, kryeprokuroi Arben Rakipi pohoi se janë përcaktuar disa nga prokurorët që merren me këtë çeshtje. Deri më tani sipas tij ka patur emra të implikuar dhe në prokurori për të dëshmuar do të thirren që të gjithë. Deri më tani shtoi ai, vetëm pak veta e ndjejnë që kanë detyrime për të dëshmuar rreth ngjarjes./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame