Kryeprokurori Arben Rakipi tha sot në një konference shtypi se drejtësia do të vazhdojë të godasë fort, këdo që është i implikuar në shkatërrimin e shtetit shqiptar gjatë marsit 1997. Ai bëri të ditur provat që sollën arrestimin e ish funksionarëve demokratë.

Përsa i përket lëndës helmuese luftarake që do të përdorej mbi popullsinë civile në Marsin ’97 ne kemi urdhërat e regjistruara në Repartin e Kimisë për prodhimin e kësaj lënde. Gjithashtu ne kemi prova që kjo lëndë është transportuar me helikopter në Vorë. Prokuroria ka prova të dokumentuara që persona që drejtonin operacionet policore në Vlorë në Mars ’97 drejtuar nga Agim Shehu, kanë kërkuar me insistim që kjo lëndë helmuese të mbërrinte në Vlorë. 5 personat ushtarakë të arrestuar janë të implikuar në këtë ngjarje kurse Blerim Çela ka marrë pjesë në veprimet luftarake duke nxitur pjesë të popullsisë ndaj njëra tjetres. Përdorimi i lëndëve luftarake ka mbetur në tentativë. Plani ynë i hetimeve ka qënë të hetojmë gjithçka. Hetimet nuk do të kursejnë asnjë politikan.”- është shprehur prokurori Rakipi./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili