Arben Ristani është pyetur në Prokurorinë e Tiranës për kontratat e lobimit të këtij subjekti politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017.

Ai ka qëndruar rreth 1 orë e 10 minuta në zyrën e prokurorit Gjergj Tako. Ristani është pyetur në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik mbi nënshkrimin këtyre kontratave dhe burimin e financimit të tyre. Mësohet se zyrtari i lartë i PD ka sqaruar se këto kontrata janë transparente, të deklaruara dhe se nuk asgjë për të fshehur. Janë rreth 675 mijë dollarë të përdorura në tre kontrata të ndryshme dy me kompaninë ‘Stonington Strategies’, dhe tjetra me “Barnes and Thornburg LLP”.

Të dyja këto kompani janë të regjistruara në parajsat fiskale. Qëllimi i kontratave ishte  sigurimi i takimeve me zyrtarë të nivelit të lartë të administratës së presidentit Doland Trump apo edhe intervista në media të ndryshme atje.

Për llogari të këtij hetimi hetuesit kanë marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasqyrat financiare që PD ka dorëzuar në KQZ.

Do të verifikohet nëse 675 mijë dollarët e përdorura për lobing në SHBA janë deklaruar si shpenzime të fushatës elektorale. Prokuroria nisi verifikimet për këtë rast kryesisht pas shkrimeve të publikuar në media së pagesat e kryera ishin të dyshimta.

Tv Klan