Arben Skënderin e kemi parë si artist. Një njohës i politikave mbi artin dhe kulturën, që është ngjitur disa herë në skenë me instrumentin e tij, violinçelin. Prej një muaji është prezantuar para kryeqytetaseve si kandidati që kërkon të drejtojë Bashkinë e Tiranës, nën siglën e Partisë Bindja Demokratike.

Sjellja në politikë e një modeli social të një njeriut të thjeshtë, është ajo çfarë Skënderi thotë se e shtyu të kandidojë për Tiranën. Edhe pse thotë se për këtë sipërmarrje të madhe koha ishte e shkurtër, ai shpreh besimin se ia ka dalë t’u rikthejë njerëzve shpresën.

Për të, Shqipëria dhe Tirana ka dy qasje, realiteti dhe propaganda, ndaj premton se nëse Bashkia do t’i besohet atij, ai do ta drejtojë me vendimmarrje  qytetare.

Nëse 48-vjeçari i diplomuar për violinçel në Konservatorin Superior të Parisit do të jetë kryetari i ardhshëm i Tiranës, nuk do të ishte i pari nga familja që drejton një qytet. Gjyshi i tij Rustem Ymeri, ka qenë funksionar i lartë i shtetit, prefekt i Vlorës, si dhe ka drejtuar Bashkitë e Shkodrës,  Elbasanit, Lushnjes, Korçës dhe Durrësit.

Tv Klan