Tradita dhe kultura e Tiranës, ishte tema e diskutuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Të ftuarit kanë folur për disa nga paragjykimet që u bëhen qytetarëve të Tiranës si dhe kanë treguar se përse ky qytet tashmë preferohet kaq shumë, jo vetëm nga qytetet e tjera të Shqipërisë, por edhe për turistët.

Një nga pikat më të forta të kryeqytetit tonë sipas të ftuarve Ketrina Jarazit dhe Arben Tafaj është siguria që ky qytet të ofron. Pasi në Tiranë nuk të ngacmon njeri në çfarëdo ore që të dalësh, ndërkohë që edhe në vende shumë më të zhvilluara se të paralajmërojnë të mos shkosh në disa zona të caktuara.

Arben Tafaj: Ne këtu nuk porosisim turistë apo grupe turistike që ti themi nga ora 6 e mbrapa ju këshillojmë të mos dilni nga zona këtej, mua më ka ndodhur kjo. Në Uashington më kanë thënë pas orës 6 te zona këtej mos kaloni.

Katerina Trungu: Se janë zona të rrezikshme.

Arben Tafaj: Po mirë, Amerika është vendi më i sigurt në botë. Po ja që s’qenka i sigurt.

Katerina Trungu: Jo jo, për këtë s’kanë çfarë të na thonë fare. Si mund të thoshte një tirons në këtë rast? Na ‘morrshin’ të ligat./tvklan.al