Mbështetet nga disa parti shqiptare e Vetëvendosja

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari shpall kandidaturën për president ne zgjedhjet e 24 Majit në Maqedoninë e Veriut. Ai do të jetë si kandidat i propozuar nga disa parti shqiptare si Lidhja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa që së bashku me Aleancën për Shqiptarët janë në koaliconin Lidhja Evropiane per Ndryshim.

“Me propozim të kryesisë së ASH-së dhe mbështetjen e LEN, sot para jush prezantohem si kandidat për president të vendit. Është privilegj që të kesh besimin e kaq shumë faktorëve por është edhe përgjegjësi të jem i zgjedhuri dhe i besuari i tyre. Është mision për mua të jem zëri juaj. Pres me respekt votën e secilit prej jush sepse i vendit i ka ardhur koha të ketë një president shqiptar jo teknikisht por realisht”.

Në mbështetje të Taravarit është edhe Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit e Kosovës, me anë të mbështetësve të saj në Maqedoninë e Veriut. Për të zyrtarizuar kandidaturën, Taravarit i duhet dhjetë mijë firma pro tij.

Kreu i ASH-së pretendon se ka mbështetjen e kryesisë së partisë, por disa ditë më parë Kuvendi Qendror votoi për nisjen e procesit për shkarkimin e Taravarit. Një kongres është thirrur brenda Shkurtit për këtë çështje.

Tv Klan