I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë make-up artisti famshëm nga Kosova Arbër Bytyqi. Ai ka treguar si i lindi dëshira për t’u bërë grimier dhe si e ka kuptuar këtë gjë.

Rudina Magjistari: Unë dua vetëm momentin e parë kur ti ke ndjerë dëshirën për të trukuar dikë ose ndoshta veten tënde. Si e ke zbatuar këtë pasion tëndin?

Arbër Bytyqi: Gjithmonë e kam pasur pasion si fëmijë, po jam rritur në një familje me të gjithë mjekë domethënë nënë, babë, vëllezër dhe ka qenë tabu kur e kam zgjedhur si profesion.

Rudina Magjistari: Kur ka qenë momenti që ti e ndjeve se të tërhiqte ky lloj profesioni?

Arbër Bytyqi: Si fëmijë, vizatimin e parë që kam bërë ka qenë një gocë, një fustan dhe sy. Në atë moment mami është konsultuar me një psikolog dhe i ka thënë që ky e sigurt kur të rritet ka për t’u marrë me të bukurën. Që fëmijë më ka pëlqyer të luaj me vajza me kukulla, pra gjithmonë të bukurën e kam dashur. Nuk më kanë lënë prindërit që ta ushtroj si profesion dhe u detyrova të përfundoj ekonominë fillimisht. /tvklan.al