Më në fund është zbuluar cila është vajza që i ka rrëmbyer Arbër Çepanit, i cili prej shumë kohësh ka tentuar ta mbajë atë larg syrit të publikut.

Bëhet fjalë për Arnita Beqiraj e cila është prezantuese dhe ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen. Arbëri ka publikuar në Instagram një foto me Arnita ku shihet duke e puthur në faqe dhe shkruan: Gëzuar për një udhëtim tjetër rreth Hënës!

Arbëri ka publikuar dhe një video ku shihet shumë pranë partneres së tij dhe e puth nën tingujt e muzikës. /tvklan.al