Arbër Hoxha thotë se Shqipëria e meritonte fitoren 3 me 0 ndaj Andorras.
Në intervistën për Tv Klan në përfundim të ndeshjes, Hoxha u shpreh se Andorra luante shumë në mbrojtje, megjithatë arritën t’i fitonin 2 gola në pjesë të parë dhe në fund një gol të tretë që mbylli sfidën.
“Ishte një ndeshje e vështirë, Andorra luante futboll shumë mbrojtës. Arritëm shumë shpejt të shënonim dy gola. Arritëm një rezultat 3 me 0 që ishte e merituar për ne.
Në pjesën e dytë ulëm pak ritmin, kjo ishte nga kundërshtari sepse u mbrojt shumë mirë. Ajo që është më e rëndësishme shënuam golin e tretë”, tha Arbër Hoxha.
Shqipëria fitoi 3 me 0 ndaj Andorras në “Elbasan Arena”.
/tvklan.al