Një katërshe arbitrash nga Shqipëria, do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Europa League, mes holandezëve të AZ Alkmaar dhe suedezëve të Elfsborg.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitër kryesor në këtë takim, ndërsa do të ndihmohet nga dy asistentët anësorë, Arbër Pema dhe Rejdi Avdo. Arbitër i katër do të jetë një tjetër shqiptar, Albert Doda.

Në VAR, për këtë takim, do të jenë dy gjyqtarë anglezë, Stuart Attwell dhe Peter Bankes.

Ndeshja AZ Alkmaar-Elfsborg, do të luhet të mërkurën e 25 shtatorit, në orën 18:45. /tvklan.al