Skena të pabesueshme për një ndeshje futbolli u regjistruan në Peru, në sfidën mes Sport Huaquilla dhe Magdalena.

Në minutën e 82-të, arbitri rrëmbeu të gjithë vëmendjen për një veprim në fushë, që nuk kishte lidhje me futbollin.

Një anëtar i stafit të Magdalena, goditi gjyqtarin Luis Alegre me shishe, me këtë të fundit që kishte nxjerrë kartonin e kuq.

Në gjaknxehtësi e sipër, arbitri nuk i kontrolloi nervat, duke goditur me këmbë anëtarin e stafit, si në sportin e karatesë.

Kjo situatë shtoi tensionin dhe duhej ndërhyrja e policisë, për të shuar sherrin në fushë. Ndeshja më pas u ndërpre, pasi kurrsesi nuk mund të flitej për futboll. /tvklan.al