ArbnoraAdemaj

Ajo është një nga vajzat më të bukura në trojet shqiptare. Miss Kosova, Arbnora Ademaj, ka provuar të merret me modeling dhe televizion. Madje disa kohë më parë ishte edhe prezantuese në një emision sportiv. Por me sportin ajo ka marrdhënie të shkqlqyera. Orët e gjatë që kalon në palestrën e saj, një nga më të mirat në Prishtinë kanë bërë që mundi të shpërblehet duke qenë gjithmonë në formë dhe një sex-bombë. Arbnora Ademaj tregon se është një femër që lexon, kujdeset për veten dhe kërkon shumë për të qenë e plotësuar. Në këtë rrëfim për tvklan.al ajo flet pa dorashka për gjendjen shpirtërore, dëshirat, kujtimet dhe ndjesitë e saj.

Cili është kujtimi yt më i hershëm? Kam shumë kujtime të bukura të kahershme, por që nuk po me bie neëmend tani me prek ndonjë.

Për cilën gjë të vjen më keq nga vetja jote? Për asgjë, jam e matur në veprimet e mija.

Çfarë  urreni më shumë tek të tjerët? Dyftyrësinë.

Cili ka qenë momenti yt më i sikletshëm? Momenti më i sikletshëm në jetën time ka qenë kur kam filluar të drejtoj emisionin sportiv, nga që vija nga një fushë krejtësisht ndryshe.

Përveç pronave, cila është gjëja me e shtrenjtë që ke blerë ndonjëherë? Kam shumë gjëra që blej por më e shtrenjta është makina që kam.

Cili është posedimi yt më i çmueshëm? Gjëja më  e çmueshme që kam është një unazë që kam prej 7 vitesh, dhe qe ka rëndësi shumë të veçantë në jetën time.

Cila është fotoja jote e ballinës në telefon? Fotoja që e mbaj gjithmonë në ballinën e telefonit është fotoja e djalit te vëllait, Oltit.

Çfarë nuk të pëlqen nga pamja jote? Me duket se jam në rregull me pamjen time.

Kush do të doje të luajë rolin në filmin për jetën tënde? Uuuuuu uroj të ndodhi ajo gjë dhe dëshira ime do kishte qenë Angelina Joli, psee joo?

Cila është fjala jote e preferuar? Fjala ime e prefuar eshte “Tung” Tung dhe ka shumë fjalë tjera. E dashur, zemer , etj.

Cili libër të ka ndryshuar jetën? Janë shumë libra që kam lexuar dhe që më kanë lënë mbresa të jashëtzakonshme dhe tani për tani që po më pëlqen shumë dhe që po e lexoj është nga autori “Osho” “Me ty dhe pa ty”.

Cila është gjëja më e keqe që dikush të ka thënë ndonjëherë? Ka shumë fjalë që kam degjuar, por nga mungesa e besimit nuk ma thonë dot në sy.

Cila është gjëja e ‘ndaluar’ që të kënaq më së shumti? Ueeeeeee… gjithmonë gjërat e ndaluara jan më të bukura.

Kush është dashuria më e madhe e jetës tënde? Dashuria me e madhe dhe e padiskutushme është familja ime.

Cila ishte puthja m ë e mirë e jetës tënde? Kam marrë shumë puthje të mira në jeten nuk po mund veçoj asnjë, sepse gjithmonë ishin te bukura.

A ke thënë ndonjëherë “të dua” ndokujt por nuk e ke menduar me të vërtetë? Joo asnjëherë sepse nuk them atë fjalë nese nuk e ndjej.

Kë do kishe ftuar në sirtarin e ëndrrave tua? Ata njerëz të ciliet i kam përzemër.

Cili ishte zhgënjimi më i madh për ty? Jeta gjithmon ka baticat dhe zbaticat e vet, por pavarsisht vështirësive që mund te hasim në rrugtimin e jetës asnjëherë nuk dorzohem dhe gjithmon ja dal aty ku dua unë.

Nëse do ktheheshe në kohë, ku do kishe shkuar? Rruga që kam zgjedhur jam ok dhe nuk besoj që do kisha ndryshuar ndonjë gjë.

Kur ke qarë për herë të fundit dhe pse? Kam qarë para disa ditësh sepse nëna ime e kishe një operacion

Sa shpesh bën seks? Nuk besoj se i intereson publikut një pyetje kaq personale. Jam shumë e bindur që nuk kanë interes…

Cila është gjëja që do të përmirësonte kualitetin e jetës tënde? Gjëja që do të permirsonte kualitetin tim jetësor është vetëm puna,

Cila këngë do të doje të luhet në funeralin tënd? aaaaa …Aq më pak tani nuk dua ta mendoj vdekjen, kam shumë gjëra dhe ëndrra për të realizuar.

Cili është mësimi më i rëndësishëm që të ka mësuar jeta? Mësimi më i rëndësishëm që më ka mësuar jeta është durimi./tvklan.al