Në emisionin “Opinion” në Tv Klan po trajtohet tema e organizimit të dasmave shqiptare. Mes të ftuarve për të folur mbi këtë temë është dhe stilisti Ardi Asllani i cili i bëri një kompliment moderatores dhe aktores Rudina Dembacaj për brezin e vendosur në fustanin e nusërisë në dasmën e saj.

Rudina Dembacaj ka treguar se ka zgjedhur që në altar të shfaqej me brezin për të sjellë një pjesë të prejardhjes së saj në dasëm.

Ardi Asllani: Rudina përdori një detaj në dasmën e saj.

Blendi Fevziu: Ishte brezi që përdore?

Rudina Dembacaj: Brezi ishte origjinal i xhubletës.

Ardi Asllani: A di se çfarë më pëlqeu? Po ta them këtu publikisht: Më pëlqeu që elementi i qëndisur ishte vërtetë elementi i qëndisur i brezit të xhubletës pavarësisht se ai ishte i riprodhuar në vitet e tanishme.

Rudia Dembacaj: Gjyshja ime, ndjesë pastë, brezin e saj e ndau dhe ia dha nga një copë të gjithë mbesave. Ajo kishte 7 xhubleta kur u martua, ishte një gjë shumë e rrallë. Më pas, një brez që i ngeli gjyshes e ndau në pjesë dhe na e dha të gjitha mbesave nga një copë. Shërbente për kujtim që ne të mos harronim kurrë prejardhjen tonë.

Blendi Fevziu: A e ke akoma këtë pjesën?

Rudina Dembacaj: Pjesën e kam, por nuk arrita që ta bashkoja për dasmën time sepse njëra nga kushërirat time nuk e kishte më, tjetra ishte në Francë. Edlira ma realizoi idenë si brezi i gjyshes time.

Ardi Asllani: Tek Rudina rrinte shumë mirë.

Rudina Dembacaj: Ishte zgjedhja e motrës time që unë doja me patjetër që ta kishte pjesën e prejardhjes. E vetmja gjë që më bën vërtetë krenare është prejardhja ime dhe mbiemri im Dembacaj për atë që përfaqëson dhe për të qenë vërtetë krenare në atë altar, zgjodha të isha me brezin, ishte zgjedhje e motrës time, ajo e krijoi. Solla gjyshen, babin të gjithë i kisha aty./tvklan.al