Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Antiterrorit Gledis Nano, mori pjesë në konferencën kundër radikalizmit të dhunshëm.

Në Brdo, Slloveni u zhvillua konferenca përmbyllese e projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt është pjesë e nismës, iniciativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë morën pjesë drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit; Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia.

Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira si dhe u diskutua për të forcuar me tepër bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen. Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantët e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit. Të gjitha shtetet pjesmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeve./

tvklan.al