Ardi Veliu takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol

Posta

Ardi Veliu takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol

20:40 17/10/2019

Jurgen Stock interes për të vizituar Shqipërinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock, gjatë Asamblesë së 88 të Përgjithshme të Interpol që mbahet në Santiago të Kilit. Në këtë asamble, Stock u rizgjodh për një tjetër mandat 5-vjeçar.

Ardi Veliu dhe Jurgen Stock biseduan për luftën kundër krimit të organizuar dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i Interpol u shpreh se Policia e Shtetit ka mbështetjen e plotë të organizatës së Interpolit në këtë luftë. Në kuadër të bashkëpunimit midis Policisë Shqiptare dhe Interpol, Stock shprehu dëshirën të vizitojë Shqipërinë në fillim të vitit tjetër.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë asamble, delegacioni shqiptar pati takime me shumë delegacione, ndër të cilat me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, njëkohësisht edhe Drejtor i Policisë Kriminale, Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë Sllovene, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Çeke, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zv.Ministrin e Brendshëm të Turqisë. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi