Produksionet dhe bashkëpunimet e tij muzikore kanë rezultuar mjaft të suksesshme, duke u shndërruar në hite. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin e njohur, Ardian Bujupi, i cili ka publikuar projektin e tij më të fundit.

“Luna” mban titullin kënga e tij, e cila është në gjuhën gjermane dhe është shoqëruar gjithashtu edhe me një videoklip. Pjesë e tij janë sekuenca të shkëputura nga performancat gjatë turneut muzikor.

Në një prej sekuencave, këngëtari shihet teksa mban flamurin kombëtar në skenë. Projekti është realizim i producentëve Jumpa dhe Artem.

Bashkëngjitur videos të publikuar në Instagram, Bujupi shkruan: Faleminderit të gjithëve që ishit në turneun tim të parë! Këtu është një falenderim i vogël. /tvklan.al